Stop – Elbasan/ Perjashtohen nga taksa e pasurise, por e paguajne ate! (06 qershor 2019)


Një VKM e miratuar nga qeveria shqiptare vendosi heqjen e taksës së pasurisë për një kategori individësh si pensionistë të vetmuar, invalidë, veteranë lufte etj. Por disa të moshuar në zonën e Pusit që lahet vetë në Elbasan, ankohen, se vazhdojnë ta paguajnë këtë taksë.Stefan Cipi dhe Mehmet Miraku, tregojnë sorollatjen pa rezultat nëpër zyrat e shtetit.Punonjësja e UKE-së shpjegon gjithë dokumentat, që duhen plotësuar për të përfituar heqjen e taksës.Ndërsa Entela Binjaku, koordinatore për taksën e pasurisë thotë, se fluksi i aplikantëve është shumë i lartë, më shumë se 3 mijë aplikantë. Sipas saj VKM-ja ka hyrë në fuqi në janar dhe do të dalë një tjetër vendim për rimbursimin e parave të paguara pa të drejtë.

Të Fundit