Stop – Durres/ 89 vjecarja e paralizuar kerkon karten e identitetit, per pensionin! (27 mars 2020)

Ndodhemi në lagjen numër 11, në Durrës në familjen e Shpresa Mances.Ajo thotë, se është 82 vjec dhe ka një motër 89 vjec të sëmurë rëndë, të paralizuar e me 2 morfina në ditë. Prej vitesh dy të moshuarat jetojnë bashkë. Në mars zonjës Drita Shehu, i skadon karta e identitetit, por në zyrat e kompanisë Aleat në Durrës, i thonë, që po të duan, le ta cojnë zonjën me barrelë, për të bërë aplikimin.Karta e identitetit e privon Dritën nga marrja e pensionit.Në zyrat qendrore të Aleat, thonë, që në shtëpi shkojnë vetëm për pasaportat e shpejta, që paguhen 18 mijë lekë të reja.Për këtë rast duhet folur me Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile.Specialistja Anila Visha, e cila thotë, se do t’i nisë një email drejtorisë së përgjithshme për këtë rast. Në Ministrinë e Brendshme premtuan, se do të flasin me Aleatin për zgjidhjen e problemit, që e moshuara të pajiset sa më shpejt me kartë identiteti.

Të Fundit