Stop – Dietat e infermierit, peng i vendimit kontradiktor te ministres Manastirliu! (01 mars 2019)

Edison Llyci, me profesion infermier dhe banor i fshatit Jub, Katund i Ri Durrës, ka punuar 3 muaj në qendrën shëndetësore verore të Gjirit të Lalzit.Ai është paguar me 340 mijë lekë të vjetra, por tani nuk po mundet të marrë dietat, pasi i thonë, se nuk i takojnë, si banor i Durrësit.Sipas një urdhri të Ministrisë së Shëndetësisë, Edisonit i takojnë 1 milionë e 800 mijë lekë për 3 muaj. Në Fondin e Sigurimit të Detyruar të Kujdesit Shëndetësor na drejtojnë në qendrën shëndetësore të Ishmit. Drejtori i kësaj të fundit, Sofokli Gjoni,thotë, se Edisionit nuk i takojnë dietat, ndaj për zgjidhje duhet t’i drejtohet gjyqit.Gazetarja ia drejtua edhe Drejtorise Rajonale të Shëndetësisë, Durrës.E gjithë situata e krijuar, lidhet me një vendim, që në pikën 4 e përjashton Edisonin nga përfitimi i dietave dhe në pikën 5 e përfshin. Vendimi mban firmën e ministres, njëkohësisht kryetare e Këshillit Admnistrativ, Ogerta Manastirliu.

Të Fundit