Stop – Buzmadh/Kreu i PS-se dhe e shoqja arsimtare me pagese transporti pa te drejte.(29 nentor 2019)

Denoncimi i radhës na con në fshatin Buzmadh të Fierit, ku drejtoresha e shkollës 9-vjecare “Veiz Myslymi” , Kadrie Idrizaj dhe bashkëshorti i saj mësues, Bilbil Idrizaj, marrin në mënyrë të padrejtë pagesën e transportit, që nuk u takon. Ata nuk kanë lëvizur ndonjëherë nga nga fshati dhe në 10 vjecarin e fundit, kanë bërë ndryshimin e pashportizimit disa herë nga Cakrani në Fier. Këto lëvizje janë pasqyruar në regjistrin e gjendjes civile dhe në këtë mënyrë, cifti Idrizaj, ka përfituar pagesën e transportit.Gazetarja e “Stop” i pyeti të dy për këto lëvizje dhe ata dhanë arsye të ndryshme për t’u justifikuar.Por në fund e pranuan, se kishin kërkuar të përfitonin.Madje Bilbil Idrizaj na tha, se nuk do të lëvizin më, pasi ai sapo ishte rikonfirmuar kryetar i Partisë Socialiste.

Të Fundit