Stop – Biznesi permbytet cdo vit/ ARRSH: Presim nderhyrjen e UKT dhe OSHEE! (26 nentor 2019)

“Stop”është ndalur pranë firmës Hodaj në autostradën Tiranë- Durrës, sepse shirat e fundit kanë lënë pasoja. Përfaqesuesit e kësaj firme thonë, se me ardhjen e stinës së ftohtë, e gjithë zona përmbytet.Aleksandër Sallata, përfaqësues i firmës Hodaj, shpjegon, se cdo vit firma përmbytet dhe nuk ka marrë asnjë zgjidhje. Ai tregon, se në kanalin që kalon aty pranë ndodhet një kabëll 20 dhe nuk ka ndërhyrje. Kanali nuk mund të përballojë të gjithë ujërat, që vijnë edhe nga Yrsheku. Dëmet materiale, sipas tij, janë shumë të mëdha, rreth 14 milionë lekë në vit.Aleksandri ka shkuar dhe është interesuar tek ARRSH dhe Bashkia e Tiranës, por nuk është marrë asnjë masë.Në një përgjigje për emisionin “Stop”, ARRSH shpjegon, se tombinoja është në rregull dhe funksionale, por shirat e shtatorit ishin intensive. Kjo është një zonë problematike dhe si segment përfshihej në projektin, që do të rregullohej, por nuk është ndërhyrë, pasi ARRSH-ja ia kalon topin OSHEE-së dhe UKT-së, që duhet të bëjnë ndërhyrjet e tyre.

Të Fundit