Bledar Markja, tregon në ‘Stop”, se në prill 2017 është përfshirë në një aksident me motocikletë, duke aksidentuar një fëmijë 10 vjec. Bledari bëri 72 orë në paraburgim dhe mori masën “detyrim paraqitjeje”.Pas daljes nga spitali të të miturit, i shkoi në shtëpi dhe iu përgjigj të gjitha detyrimeve dhe kostove financiare të familjarëve për të.Para një noteri, Bledari dhe babai i fëmijës së aksidentuar nënshkruan një deklaratë, që nuk i kanë detyrime njëri-tjetrit.Por kur mendoi se cdo gjë u mbyll, në prill 2019 merr një letër nga Byroja Kombtare, ku thuhet, se duhet të paguajë 5 milionë lekë të vjetra brenda qershorit, në kë kundërt do të shkojë në gjyq.Për këtë situatë iu drejtuam ekspertit Gëzim Hoxha, i cili tha, se në asnjë rresht të vendimit nuk shkruhet, se fajtor është Bledari.Familjarët e të dëmtuarit kanë hedhur Byronë në gjyq, por avokati duhet të kishte kërkuar dhe personin, që pretendohet të ketë qenë shkaktar.Nga ana tjetër juristi i Byrosë, Dardan Gjata,thotë, që ky institucion ka kërkuar si palë të tretë shkaktarin e aksidentit, sipas nenit 192. Por Gjykata nuk ka pranuar, me arsyetimin, se zgjidhet me padi regresi.
- +355 67 220 8888
- [email protected]