Jemi vendosur në lagjen Bregu i Lumit, pasi disa familje rome, ankohen, se nuk kanë marrë ndihmat e premtuara pas tërmetit të 21 shtatorit.Artan Kruja tregon, se pas tërmetit u janë premtuar paketa ushqimore dhe batanije nga njësia administrative numër 8, por nuk i kanë marrë. Në njësinë numër 8 thonë, se këto familje, kanë marrë ndihma nga Qëndra Komunitare “Gonxhe Bojaxhi”.Në këtë qendër pohojnë, se ndihmat janë shpërndarë nga solidarizimi i vetë stafit, po jo nga bashkia.Në njësinë numër 8 nuk dinë të japin shpjegime për këtë kaos, por mjaftohen të thonë, se duhet kërkesë me shkrim për informacion.
- +355 67 220 8888
- [email protected]