Stop – Stop dhe Flamur Dajci sistemuan 300 banore te prekur nga termeti! (2 dhjetor 2019) – Stop
HUMANIZEM

Stop – Stop dhe Flamur Dajci sistemuan 300 banore te prekur nga termeti! (2 dhjetor 2019)

Prokuroria e Tiranës dhe e Durrësit kanë nisur hetimet për ndërtime pa leje dhe abuzime me to, pas tërmetit të 26 nëntorit, që i mori jetën 51 personave.Presidenti Meta mblodhi Këshillin e Sigurisë Kombtare për të diskutuar masat për situatën.Dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit ishin të shumta. Një pjesë e atyre, që mbetën të pastrehë, gjetën strehim nga institucionet shtetërore, por shumë të tjetër iu drejtuan emisionit “Stop”.Qytetarë nga Durrësi, Laci, Mamurrasi, Zallbastari, Preza e Tirana tregojnë tronditjen psikologjike, që kanë pësuar. Pasi bënë apel për një banesë, ku të fusin kokën, erdhi dhe reagimi i menjëhershëm i qytetarit Flamur Dajci, i cili liroi ndërtesën 5 katëshe, me 80 dhoma, për 300 familjarë.Flamuri tregon, se për ushqime e nevoja bazike e kanë ndihmuar shumë qytetarë, Aleanca për teatrin  dhe “Fundjava Ndryshe”, që coi një kamion të madh me batanije, ndihma e ushqime.Një grup kuzhinierësh kanë ofruar me fondet e veta 1 mijë pjata në drekë dhe darkë dhe thonë, se do ta bëjnë këtë, përsa kohë të ketë nevojë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *