STOP – 22 Shkurt 2018 EMISIONI 124 (SEZONI 3)

Ndihma ekonomike në Parlament, zhgënjimi i SHBA-ve me Ramën.

Parlamenti shtyu sot për në datën 15 mars mocionin me debat me kryeministrin Rama për heqjen nga skema ekonomike të rreth 20 mijë familjeve.Por në “provën gjenerale” për këtë debat, Rama dhe opozita u përfshinë nga replika e më pas edhe fyerje, gjë që coi në largimin e demokratëve nga salla.Ambasada amerikane lëshoi një deklaratë pasditen e djeshme, duke u shprehur e zhgënjyer për fjalimin e fundjavës të kryeministrit Rama, që tha, se Kosova e Shqipëria duhet të kenë një president të përbashkët.

Gabimi i farmacistes, i dha pacientes dy ilace gjumi: nuk kuptova shkrimin!!!

Valmira Bardhi tregon në “Stop”, se pas vizitës së mamasë së saj 63-vjecare,iu drejtua farmacisë “Mona” për të marrë ilacet me recetë. Por farmacistja i ngatërron medikamentet, e për pasojë e ëma kalon 10 ditë në gjendje gjumi. Farmacistja në mënyrë të gabuar i kishte dhënë dy gjumësjellës.Farmacistja përgjigjet, se është faji i mjekut, të cilit ajo nuk i kuptoi shkrimin. Ndërsa administratorja, Desdemona Bregu, mori përsipër ekzaminimin e pacientes.
Qytetarja: Lexoje!
Farmacistja: Ajo recetë është e jotja, nuk është e imja. S’ke pse ma sjell këtu!
Qytetarja: Ti ma dhe ilaçin.
Farmacistja: Unë nuk mbaj përgjegjësi,nuk mbaj përgjegjësi. Atë ilaç e ka shkruar doktorri, nuk e kam shkruar unë. Ma sill këtu doktorrin, ballafaqohemi edhe flasim!
Qytetarja: E diazepam nuk lexon këtu.
Farmacistja: Ma sill doktorrin, ta shkruaj atë recetë, pastaj ballafaqohemi!
Qytetarja: Dy gjumësjellës! Çfarë farmacistje je ti, ça shkolle ke mbaruar?

Kamera e fshehtë e “Stop”, pezullohet përgjegjësi i tregjeve në Tiranë.

Një ditë më parë “Stop” transmetoi rastin korruptiv të përgjegjësit të tregjeve në bashkinë e Tiranës, Mete Cenollari, që shiste tezgat e Laprakës nën dorë.Sot bashkia reagoi me një deklaratë, ku njoftonte pezullimin nga detyra të Cenollarit dhe masa administrative për eprorët e tij, deri në zbardhjen e plotë të kësaj situate.

Të Fundit