E Diel, 22 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Emisioni i plotë

STOP-EMISIONI 127(Sezoni 6) 2 Mars 2021-Krimi shëndetsor/ “Saranda Al” shet djathin e mykur e ndërron etiketat.

Në redaksinë e “Stop” një ish-punonjëse e subjektit “Saranda Al”, që tregton produkte bulmeti dhe vaj sallate e ulliri, tregon, se gjithcka aty ishte e falsifikuar dhe jashtë standardeve të konsumit. Ajo shpjegon, se mblidheshin shumë lloje vajrash, kryesisht vaj luledielli i skaduar, pa etiketë dhe riambalazhohej me etiketë të re nën emrin “Saranda Al” me pronar Mihal Kote.
Vajit të lulediellit i shtohen disa përbërës, një lloj lëngu me ngjyrë të kuqe dhe një produkt tjetër në formën e plastelinës, që përzihet në enë të vecanta dhe i shtohet vajit të lulediellit, për të marrë ngjyrën dhe aromën e vajit të ullirit.Po kështu kackavalli i grirë prodhohet nga djathi i mykur, që pastrohet e grihet për t’u rihedhur në treg nga “Saranda Al”.“Stop” ka hyrë brenda ambienteve të magazinave të “Saranda Al”, duke faktuar krimin, që bëhet cdo ditë me shëndetin tonë.

Sot mbushet një vit nga tubimi i organizuar nga presidenti Meta në shesh, ngaku deklaroi edhe shpërndarjen e parlamentit. Por një gjë e tillë nuk ndodhi.Ndërsa mbrëmë gjatë një interviste televizive Meta tha, se do t’i pritet dora në sheshin “Skënderbej” kujtdo, që prek një votë në 25 prill, duke nisur nga Monika, Luli dhe Edi.

Pasi hyri në magazinat e “Saranda Al”, kamera e fshehtë e “Stop” tregon, sesi përgatitet kackavalli e si ndërrohen etiketat e djathit të prishur, apo djathit të lopës në djathë dhie.Kapllan Sulaj, ekspert i ushqimit, shpjegon mënyrën, sesi është rregulluar me ligj cështja e sigurisë ushqimore, duke filluar nga gjurmueshmëria e produktit, që nis me prodhuesin e deri në tavolinën e konsumatorit.Granit Sokolaj, që drejton një OJF për mbojtjen e konsumatorit shpjegon, se AKU nuk ka laboratorë për analizat vjetore të kontrollit të tregut. Ligji ekziston, por shkelësit e tij dënohen shumë pak.Etiketa, sipas tij, duhet të jetë element kyc, për t’u informuar saktë, mbi atë cfarë përmban produkti, që tregtohet.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑