E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Aktualitet

Stërnipi i Isa Boletinit tregon: Arsyeja pse Isa Boletini nuk pranoi postin e ministrit të ofruar nga Ismail Qemali

Gazmend Boletini, stërnipi i Isa Boletinit, në një intervistë për media tregoi arsyen pse Isa Boletini nuk pranoi postin e ministrit të ofruar nga Ismail Qemali.

“Modestia e tij tregoi ai ishte përkushtuar për çështjen kombëtare dhe problemi që ishte shfaqur. Ismail Qemali e tregoi personalisht dhe zyrtarisht që Isën ta kishte pranë vetes në momentet e shpalljes së pavarësisë në Vlorë. Prandaj kërkoi që nga njerëzit e tij që ta siguronin personalitetin e Ismail Qemalit, Isa do i caktonte nga njerëzit e tij, dy djemtë që pa lejen e tyre nuk hynin dot në rezidencën e Ismail Qemalit. Pas kësaj Ismaili i ofroi postin e ministrit të luftës, Isa e refuzoi dhe tha që kam të tjera punë për të bërë tani”, tregoi stërnipi.

Pas shpalljes së Pavarësisë, më 28 nëntor 1912 u formuan edhe organet shtetërore, u ngritën forcat e armatosura dhe ato të rendit dhe nisi puna për konsolidimin e arsimit, shëndetësisë, administratës, etj.

Qeveria e Vlorës vuri gurët e parë për krijimin e një sistemi gjyqësor sipas modeleve evropiane. Gjuha shqipe u shpall si gjuhë zyrtare dhe u vendos hapja e shkollave shqipe prej vjeshtës 1914.

Akti më i rëndësishëm juridik që nxori qeveria e përkohshme e Vlorës ishte “Kanuni i përkohshëm i administratës civile të Shqipërisë”, që u botua në nëntor 1913.

Ismail Qemali u dëshmua si njeriu qe vuri themelet e shtetit mbi vlera perëndimor.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑