Statuja e lashtë e Herkulit gjendet në kanalizimet romake

Një statujë e lashtë romake e Herkulit u zbulua gjatë riparimeve në sistemin e ujërave të zeza nën një park në Romë, raportoi Guardian.

Vepra, e cila përshkruan heroin mitologjik dhe me sa duket daton nga periudha e Perandorisë Romake (27 para Krishtit deri në 476 pas Krishtit), u gjet pranë Rrugës Apiane. Punëtorët e vunë re statujën kur një pjesë e saj dilte nga toka rreth tre kilometra nga fillimi i Rrugës Apiane.

“Ishte një surprizë e madhe për ne, gjetja e një statuje mermeri në përmasa reale, të cilën, bazuar në shkopin dhe pallton e luanit, mund ta identifikojmë patjetër si një figurë që përfaqëson Herkulin”, shkruhet në faqen e Facebook të parkut arkeologjik Appia.

Zbulimi u bë gjatë riparimeve në tubacionet e kanalizimeve që ishin shembur, duke shkaktuar gropa dhe rrëshqitje dheu. Gërmimet u kryen me praninë e arkeologëve në një thellësi prej 20 metrash.

Të Fundit