Me rastin e ditëlindjes, presidenti Begaj i shkon për vizitë Kadaresë: Ka nderuar emrin e Shqipërisë në botë

Presidenti, Bajram Begaj ka uruar sot shkrimtarin e madh, Ismail Kadare me rastin e 87-vjetorit të lindjes. Ai i ka kryer një vizitë në shtëpi së bashku me bashkëshorten dhe ka ndarë disa momente në rrjetet sociale.

Begaj e ka konsideruar Kadarenë ambasadorin më të mirë të kulturës shqiptare, historisë dhe identitetit shqiptar.

Postimi i plotë:

Patëm kënaqësinë që së bashku me Armandën, t’i uronim sot ditëlindjen mjeshtrit të letërsisë shqipe, Ismail Kadare.

I përkthyer në mbi 45 gjuhë, ai është ambasadori më i mirë i kulturës shqiptare, historisë dhe identitetit tonë, shkrimtari dhe intelektuali që e ka rritur dhe nderuar emrin e Shqipërisë në botë

Të Fundit