Spiropali nga Kuvendi: Ish-qeveria e vdekur kërkon të ‘ringjallet’

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka sulmuar opozitën jashtëparlamentare se ajo ka qenë bllokuese e integrimit të vendit drejt BE-së.

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Spiropali nuk i ka kursyer as ironitë për deputetin opozitar, Ralf Gjoni, ndërsa i kujtoi këtij të fundit lidhjen e tij me LSI-në. Sipas saj, sot Shqipëria i ka bërë detyrat e saj, në një luftë frontale me ata që duhet të ishin në krahun e qeverisë.

I dashur Ralfi, mendoni se teatralitetin dhe aftësinë për të parashikuar të ardhmen i kishe lënë në partinë e vetjër, por siç duket paske marrë disa elemente të dobishëm dhe në Kuvend. Nuk është as mister dhe as çudi që BE ka problemet e veta dhe që opozita që ti përmende që është jashtë nuk i sheh se ka qenë e zhytur në të sajat. Po të kthehemi se ato që ka bërë kjo maxhorancë për të realizuar detyrat, mund të them se është bërë e pamundura brenda të mundurës. Kemi një opozitë që të gjithë aksionin e saj e ka program sabotimin dhe pengimin e rrugës europiane drejt BE. Integrimin e ka fjalë goje. Ti përmende krime të pakryera që parashikoje që mund të realizohen në të ardhmen. Mirë do ishte që të flasim për krime të kryera në këtë proces. Nuk dua ta nis këtu nga investigime të mediave që nuk dalin në të gjitha portalet, siç janë disa privatizime. Ku ish qeveria që pretendon që sot të vijë në pushtet, nga i pari, Sali Berisha dhe ministrat, viheshin në rresht për të plotësuar nevojat materiale të një familje, jo nevoja bazike. Behet fjalë për miliona mijëra euro, dhe sot flasin për shkatërrimin e integrimit. Në këto 3 vite s’kanë qenë përpjekje sporadike, por të organizuara. Nëse do të vijojmë më tej për fyerjen dhe retorikën, këtu skam ë fjalë, ku edhe shovinistët serbë nuk do e kishin bërë këtë që kanë bërë këta. Duke e shpallur një vend të kriminalizuar. Kjo është e paimagjinueshme. Ishim ne që shtymë përpara reformën zgjedhore. Ju donit depolitizimin e administrimin zgjedhor, por ishte e pamundur. Ata vazhdojnë të mendojnë si militantë, siç operonin në bashkinë Kamzë, ku socialistët nuk dilnin dot të votonin. Sot Shqipëria i ka bërë detyrat e saj, në një luftë frontale me ata që duhet të ishin në krahun tonë. Ata e donin të lindur të vdekur reformën në drejtësi. Që nga Vasili, Kryemadhi, Meta. Ndaj janë trembur dhe shkojnë në skuta ku takojnë ish-gjyqtarë dhe i takojnë fshehtas dhe i thonë l rrini me ne dhe do ju sjellim pran në sistem. Marrin djem gjykatësish të korruptuar dhe i fusin në lista. Ju japin mesazh; jemi me ju, do ta kthejmë pas reformën. Ata nuk janë opozita e rilindur, por ish-qeveria e vdekur që kërkon të ringjallet.”, tha Spiropali.

Të Fundit