SPAK ‘heq dorë’ nga 21 janari, ia kalon kallëzimet e PS-së Prokurorisë së Tiranës

Prokuroria e Posaçme ka shpallur moskompentencë për kallëzimet e 21 janarit që ka bërë Ministria e Drejtësisë dhe Partia Socialiste për 21 janarin.

Bëhet me dije SPAK ia ka kaluar çështjen për hetim Prokurorisë së Tiranës.

Më 23 Janar Ministria e drejtësisë, dorëzoi në SPAK, kallëzimin penal ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-ministrit të brendshëm Lulzim Basha dhe ish-komandatit të Gardës së Republikës Ndrea Prendi pas publikimit në media të një audio përgjimi ku u shfaqën komunikime të zinxhirit komandues të gardës së republikës për të hapur zjarr ndaj protestuesve të 21 janarit.

Referuar kallëzimit, Berisha, Basha e Prendi, akuzohen për shpërdorim detyre dhe vrasje në rrethana cilësuese dhe nëse gjenden fajtorë rrezikojnë dënimin nga 20 vite heqje lirie deri në burgim të përjetshëm.

Por duket se SPAK nuk do të merret me hetimet e kësaj çështje por do ia lërë në dorë Prokurorisë së Tiranës.

 

Të Fundit