Erdogan: Numri i viktimave ka shkuar në 14014, sot shpallet gjendja e jashtzakonshme

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ndodhet sot në Gaziantep, një nga zonat më të goditura nga tërmeti tragjik i para 72 orëve.

Erdogan deklaroi për mediat se numri i viktimave deri më tani në Turqi ka shkuar në 14014, ndërsa të plagosur janë 63794 persona.

Janë shembur 6444 ndërtesa në total, vetëm në Gaziantep 944. Kjo zonë është më e goditura nga tërmeti me numrin më të lartë të viktimave dhe të të lënduarve. Uroj që të plagosurit të shërohen sa më shpejt! Po vijon puna intensive për nxjerrjen e të mbijetuarve nga rrënojat”, tha Erdogan.

Kreu i shtetit turk ritheksoi synimin për ndërtimin e banesave të reja sa më shpejt të jetë e mundur.

“Kemi shumë ndihma që na kanë ardhur nga jashtë. Mos kini asnjë dyshim se do e kalojmë dhe këtë situatë. Në fletoren zyrtare sot do të publikohet vendimi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për 3 muaj në zonat e prekura. Vëmendja këto muaj do të jetë vetëm tek të prekurit nga tërmeti”, shtoi presidenti turk.

Të Fundit