“Sot mbërrijnë 7020 doza”/ Rama: Jemi shumë pranë sigurimit të një sasie dozash të konsiderueshme nga vaksina Astrazeneca.

Kryeministri Edi Rama thotë se sot do të mbërrijnë 7020 doza vaksinash nga Pfizer, ndërkohë që janë shumë pranë sigurimit të një sasie dozash nga kompania AstraZeneca.

Kreu i qeverisë, po ashtu perseriti lajmin se nga dita e sotme nis zbatimi i skenarit që përfshin spitalet rajonale në përballimin e situatës së krijuar nga Covid.

Sot nis me 7020 doza lëvrimi i përjavshëm i vaksinës antiCOVID nga kontrata me Pfizer dhe intensifikimi i planit të vaksinimit, ndërkohë që jemi shumë pranë sigurimit të një sasie dozash të konsiderueshme nga vaksina Astrazeneca.

Aktivizohet sot skenari i parë i përfshirjes së spitaleve rajonale për përballimin e nevojës për shtrime në spital, ndërkohë që respektimi i masave kufizuese në fuqi mbetet domosdoshmëri deri në afatin e përcaktuar nga Komiteti Teknik.

Mbi 90 mijë teste të shpejta janë kryer në 54 pikat e testimit në komunitet përveç testit PCR, ndërkohë që vijon intensifikimi i përpjekjeve në terren për të këputur hallka të zinxhirit të infektimeve”, shkruan Rama.

Ndërsa për opozitë shkruan: “Zotimet e atyre që thonë se vaksinat do i sigurojnë në mbledhjet e partive simotra apo që drejtojnë gishtin e akuzës ndaj qeverisë, ndërkohë që Shqipëria është një nga dy vendet e vetme në rajon që ka siguruar nisjen e vaksinimit, janë një arsye për ta neveritur politikën e futjakotësisë”

Të Fundit