Udhëheqësja e ekstremit të djathtë, Giorgia Meloni, ka shpallur fitoren në zgjedhjet parlamentare në Itali dhe është në rrugën e duhur për t’u bërë kryeministrja e parë femër në vend.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meloni është shprehur se me këtë fitore të së djathtës, në Itali është shkruar historia.
Ajo ia ka dedikuar fitoren militantëve të partisë dhe atyre të cilët e kanë mbështetur në rrugëtimin e saj.
Koalicioni i qendrës së djathtë ka marrë deri më tani 44% të votave, teksa partia e Melonit, “Vëllezërit e Italisë” ka 26% të votave, shkruan La Repubblica.
Nga ana tjetër, koalicioni i majtë është votuar në masën 27%.