Pirja e duhanit është e zakonshme në shumë shoqëri, por studimet tregojnë rreziqet e mundshme që sjell në trupin e njeriut, madje edhe në shëndetin mendor.
Një studim i publikuar në Acta Psychiatrica Scandinavica Trusted Source zbuloi se njerëzit që pinin duhan kishin 258% më shumë gjasa të përjetonin skizofreni, çrregullim bipolar ose depresion të lartë.
Studiuesit e këtij studimi përdorën të dhëna nga Biobank në Mbretërinë e Bashkuar, të mbledhura nga mbi 330,000 pjesëmarrës. Ata llogaritën rezultatet e rrezikut poligjenik të pjesëmarrësve, duke pasur parasysh edhe kohëzgjatjen e pirjes së duhanit.
Studiuesit zbuluan se pjesëmarrësit e shtruar në spital për sëmundje mendore kishin më shumë gjasa të ishin duhanpirës.
Analiza tregoi se rreziku për shtrimin në spital nga sëmundjet mendore ishte më i lartë për duhanpirësit aktualë dhe më i ulët te njerëzit që nuk kishin pirë kurrë duhan.
Gjithashtu, studimi thotë se efektet e nikotinës së duhanit, pavarësisht nga gjenet e një personi, mund të rrisin rrezikun e shtrimit në spital në lidhje me çështjet e shëndetit mendor po aq sa rreziku i tyre gjenetik.