Analfabetizmi funksional, shqiptarët nuk pëlqejn të lexojnë libra

Kjo industri është një reflektim i sfidave që ka shoqëria shqiptare në përgjithësi, ndonëse ka shfaqur potencial të jashtëzakonshëm për të kontribuar në rritjen kulturore dhe intelektuale të vendit.

Librat kanë gjithmonë luajtur një rol kyç në formimin e identitetit kulturor të një kombi. Në Shqipëri, pas viteve të komunizmit, kjo industri u rimëkëmb dhe çelësi për këtë rimëkëmbje ishte diversifikimi i botimeve dhe sjellja e autorëve të njohur botërorë në tregun shqiptar.

Megjithatë, me ardhjen e teknologjisë dhe rritjen e aksesit në internet, lexuesit po përballen me një gamë të gjerë të mundësive të tjera për të qasur informacionin dhe kulturën letrare.

Kjo ka sjellë sfida për tregun e librit, duke ulur kërkesën për librat fizikë dhe ndikuar në vlerën e tyre komerciale.

Edhe këtë vit, botuesit ngrenë shqetësimin se duhet të ketë një politikë më të favorshme fiskale për ta, duke marrë shkas nga ajo europiane, që në prodhim taksa është vetëm 5%, ndërsa në Shqipëri shumë më e lartë. Kërkesa për ulje takse është një refren që shtëpitë botuese e përsërisin çdo vit.

Një problematikë tjetër në treg, të cilën e pohojnë njëzëri botuesit, është mungesa e investimit në librari.

Rikthimi pas shumë vitesh i TVSH-së së librit në janar të vitit 2019 dhe së fundi procesi i fiskalizimit që ka përfshirë edhe operatorët e tregut të librit, e kanë vënë në vështirësi të mëtejshme këtë treg.

Fatkeqësisht, sipas botuesve, kjo po nxit informalitetin e tregut të botimeve dhe po penalizon operatorë që punojnë në zbatim të kuadrit ligjor-rregullativ në fuqi.

Të Fundit