Skandalizon Madona, pi ujë si qen, drogë e të tjera sjellje absurde në TikTok

Ç’po ndodh me ‘Mbretëreshën e Popit’? Videot e saj po shqetësojnë fansa dhe kolegë për gjendjen e saj psikologjike.

Prej kohësh mbretëresha e popit ka qenë në vëmendjen e mediave ndërkombëtare për disa video të pashpjegueshme të saj në rrjete sociale.

Së fundmi, 64-vjeçarja postoi një video në Instragram ku duket me të brendshme, duke bërë lëvizje provokuese madje edhe duke lëpirë tasin e një qeni teksa pinte ujë prej tij.

– Advertisement –
Veshjet e saj janë kritikuar gjithashtu. Vetëm disa ditë më parë ajo postoi një foto gjysmë-nudo, ndërsa ditën e djeshme ajo u shfaq në Tik Tok në një video ku ajo bënte sjellje agresive dhe në sfond dëgjohej muzika rap: “A të kanë gjuajtur ndonjëherë me grusht në fytyrë?”.

Në disa video të tjera, Madonna shfaqet pranë një rafti ushqimesh ku edhe nis të bëjë disa poza seksulae me një shishe salce.

Fansat e saj janë shprehur të shqetësuar se ajo mund ta ketë humbur veten dhe se gjendja e saj psikologjike mund të mos jetë më e mira si pasojë e problemeve në jetën personale apo edhe abuzimit me substancat, pasi në një tjetër video ku ajo komunikon me një fans, shfaqet duke bërë një lloj stimulanti të paligjshëm në shumicën e vendeve perëndimore.

“Po bëhet gjithnjë e më e bezdisshme. Nuk është fare e lehtë të jesh fans i saj. Ti ishe idhull fatkeqësisht por tani e ke humbur klasin,” ka shkruar një fanse.

Postimet e Madonnës nuk kanë habitur vetëm fansat e saj, por edhe artistët e tjerë të muzikës.

Një prej tyre është edhe reperi i famshëm amerikan 50 Cent , i cili ka reaguar ndaj videos që këngëtarja ka publikuar në TikTok, duke thënë se “Gjyshja është çmendur, po sillet ‘Like a virgin’ në moshën 64-vjecare”, duke shtuar se me anë të këtyre videove, Maconna po përpiqet të tërheqë vëmendjen e audiencës së re të TikTok me anë të muzikës rap, por kjo sipas tij është patetike dhe vërtetë shqetësuese.

Të Fundit