E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
“Seksi më i shtrenjtë që nga koha e Helenës së Trojës”, senatori amerikan tallet me skandalin e shefit të Nvidia-s: Shpresoj ta ketë shijuar Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim
Aktualitet

Skandali seksual në kampin e Shqipërisë në Dortmund, Bild: Viktima ka qenë në kontakt me dhunuesin

Skandali i publikuar nga mediat gjermane sa i përket një dhune seksuale të mundshme nga një prej punonjësve të FSHF-së në kampin e Shqipërisë në Dortmund, vazhdon të diskutohet ende në Gjermani.

Prestigjiozja gjermane, “Bild”, duket se ka nxjerrë disa detaje të reja sa i përket këtij sulmi, me viktimën që thuhet të ketë pasur lëndime tipike që ndodhin në një sulm seksual.

Por kjo nuk është e gjitha. Rasti nuk ka qenë aq i qartë për policinë, pasi është zbuluar se 18-vjeçarja ishte në kontakt me 26-vjeçarin shqiptar dhe se ai i ka thënë lamtumirë pasi u largua, me shpresën se do ta shikonte sërish.

Pyetja që ka ngritur Prokuroria Publike e Dortmundit është: “A e dinte ai që do të refuzohej nga 18-vjeçarja dhe për këtë arsye e përdhunoi?”, gjë që vazhdon të jetë e paqartë.

“Ne po kontrollojmë nëse mund të marrim deklaratën e të akuzuarit përmes një kërkese për ndihmë juridike,” tha prokurorja publike Sonja Frodermann. Megjithatë, ky proces administrativ është shumë i ndërlikuar, veçanërisht për shtetet që nuk i përkasin BE-së.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑