Skandal në SHBA, publikohet fotoja e Trump me bosin e mafias: Nuk e dija kush ishte

Fotoja e publikuar ku shfaqet ish- presidenti amerikan Donald Trump së bashku me bosin e mafias së Filadelfias, Joseph “Skinny Joey” Merlino ka shkaktuar polemika.

Një zëdhënës i ish-kreut të Shtëpisë së Bardhë u përpoq ta minimizonte ngjarjen duke vënë në dukje se Trump bën qindra foto me shumë njerëz.

Gjithashtu ai nuk dha detaje për ata që e pyetën nëse të dy e njohin njëri-tjetrin dhe çfarë marrëdhëniesh kanë.

Merlino ka kryer së fundmi një dënim me 10 vite burg për krim të organizuar. Për Trump, kjo është përpjekje e re për të prishur imazhin e tij pas kritikave të ngritura nga darka në Mar-a-Lago me Kanye Ëest dhe supremacistin Nick Fuentes.

Të Fundit