Konfiskimi i pasurisë së Rrajës dhe Audit të Kejvina Kthjellës, GJKKO shtyn seancën

Gjykata e Posaçme Apelit ka shtyrë për herë të trete senacën për kërkesen e SPAK për konfiskmim e pasurive të shtetasit Redjan Rraja, mes tyre dhe një makinë Audi model A8 për të cilën bashkëpronare është dhe ‘showgirl’ Kejvina Kthjella.

Burime bëjnë me dije se as i pandehuri Redjan Rraja dhe as Kejvina Kthjella nuk ishin të pranishëm, teksa senaca e shty për arsye se nuk ishte e paraqitur avokatja Kristina Marku, e cila përfaqëson interesat e Marsela Bibës, bashkëshortes së Redjan Rrajës.

Nga ky hetim tashmë gjykata vendosi përjashtimin e avokatës Marku dhe vendosi që çështjen ta ndjek avokati Edvis Gorishti. Senaca e radhës është lënë më datë 31 janar ora 08:00.

Kujtojmë se Rraja është i pandehur për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoji dhe Aleksandër Lahos, i njohur si Rrumi, ngjarje ku humbi jetën shoferi Andi Maloku.

Të Fundit