Pse e shpall në kërkim? Prokurori s’di të përgjigjet, i përplas derën në fytyrë gazetares!

Oliverta Tosku tregon problematikën e djalit të saj, i cili është arrestuar në prill të vitit 2021 për disa vepra. Djali vuante dënimin në IEPV Vlorë. Në shkurt të vitit 2022 djali lirohet 3-4 muaj para përfundimit të dënimit, pasi i thonë, se e kishte plotesuar dënimin. Gjatë kohës, që ishte i lirë, djali shkon disa herë në Itali. Herën e fundit në gusht, kur kthehet, e arrestojnë në Rinas, pasi e kishin shpallur në kërkim. Tani Oliverta thotë, se i biri duhet të vuajë sërish 20 muaj heqje lire, kur në fakt kishte kryer 11 muaj. Prej gushtit, kur u kap në Rinas, djali po bën 5 muaj burgim në IEPV Fier. Arnold Tosku i është drejtuar Gjykatës së Fierit, duke kërkuar kundërshtim të urdhrit të ekzekutimit të vendimit për llogaritjen e kohës së dënimit.Gjyqtarja Sonila Hoxha është deklaruar për mungesë juridiksioni gjyqësor. Më pas i është drejtuar gjykatës për ulje dënimi dhe gjyqtari Taulant Banushi e ka rrëzuar, pasi kjo vepër cilësohet me fillim dënimi nga momenti i dytë i arrestimit.Iu drejtuam prokurorit Xhemal Saliaj, për ta pyetur, se pse u lirua dhe u arrestua sërish Arnold Tosku, por ai iu shmang pyetjeve.

Të Fundit