Skandal në një manastir në Qipro! Zbulohen 800 mijë euro në kasafortë, pallate në emër të murgjve dhe video seksuale mes tyre

Një skandal i rëndë ka tronditur Qipron, ndërsa kanë nisur hetimet e thelluara për skandale financiare prej shumë mijëra eurosh si dhe sjellje skandaloze të murgjve në një manastir në rajonin e Tamasos.

Referuar mediave greke, mësohet se hetimi është shtrirë në disa ngjarje skandaloze që përfshijnë nga përgjimi dhe regjistrimi me video i besimtarëve, e deri te aktet seksuale mes murgjve.

Rasti ka të bëjë me Manastirin e Shenjtë të Shën Avvakumit në Fterikoudi dhe tashmë është duke u hetuar si nga autoritetet ashtu edhe nga Mitropolia e Shenjtë e Tamasos.

Ndërkohë flitet për gjetjen e një kasaforte me rreth 800 mijë euro dhe për ekzistencën e një apartamenti në Pire dhe një në Limasol, që dyshohet se i përkasin dy anëtarëve të manastirit. Po ashtu, po shqyrtohet nëse paratë vijnë nga donacionet e besimtarëve, të cilët kanë kontribuar për manastirin.

Gjithashtu një tjetër detaj që po hetohet, është mundësia e mashtrimit me vendosjen e rrëshirës në kryq, e cila rridhte dhe besimtarëve u thuhej se ishte shenjë e një mrekullie. Bëhet e ditur se janë konfiskuar shtatë serverë, kompjuterë dhe celularë, ndërsa autoritetet po vlerësojnë materialet nga kamerat e instaluara në Manastir.

 

Të Fundit