E Diel, 22 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Bota

Situatë emergjente, rreth 49 mijë migrantë kanë kaluar nga Maroku drejt Spanjës

Rreth 49 mijë migrantë kanë kaluar nga Maroku në enklavën spanjolle të Ceutës brenda 24 orëve të fundit, sipas vlerësimeve të autoriteteve, duke shkaktuar një situatë emergjente në kufirin mes dy vendeve.

Pamjet e publikuara nga mediat tregojnë mijëra persona duke notuar drejt brigjeve të Ceutës, ndërsa kalimet kanë vazhduar edhe gjatë natës. Sipas autoriteteve, të paktën 18 persona kanë humbur jetën në përpjekje për të arritur në territorin spanjoll.

Qeveria spanjolle mobilizoi të enjten në mbrëmje njësi ushtarake për të mbështetur Gardën Civile, e cila po përballet me një fluks të paprecedentë migrantësh.

Raportet paraprake tregojnë se viktimat u mbytën pranë valëpritësit kufitar jugor në Tarahal, që ndan Ceutën nga Maroku, gjatë kulmit të valës së emigrimit.

Autoritetet bëjnë të ditur se shumica e migrantëve kanë hyrë në Ceuta vetëm me rroba banje, pa ushqim dhe pa para në pamundësi për të blerë diçka.

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, pritet të vizitojë sot Ceutën, i shoqëruar nga ministri i Brendshëm, Fernando Grande-Marlasca, për të vlerësuar situatën nga afër.

Ndërkohë, Bashkimi Evropian ka shprehur gatishmërinë për të rritur mbështetjen ndaj Spanjës, përfshirë angazhimin e agjencisë Frontex në menaxhimin e krizës kufitare

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑