E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Aktualitet

Situatë dramatike nga zjarret në fshatrat Zimaj dhe Rras, flakët përfshijnë hapësira të mëdha me pyje

Një situatë kritike është regjistruar këtë të hënë në njësinë administrative Ungrej në Lezhë, ku zjarre me përmasa të mëdha kanë përfshirë fshatrat Zimaj dhe Rras.

Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga terreni, situata paraqitet dramatike dhe duket se ka dalë tërësisht nga kontrolli. Vatra e zjarrit po përhapet me shpejtësi të madhe e ndihmuar nga erërat dhe terreni i thyer malor, duke “përpirë” sipërfaqe të tëra me pyje dhe kullota.

Flakët intensive po i afrohen me shpejtësi varrezave dhe kishës së zonës, duke rritur alarmin te banorët lokalë se flakët mund të rrezikojnë shtëpitë e tyre.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑