“ Sistemi shëndetësor do të transformohet”, Rama: Rrogat e mjekëve dhe infermierëve jo fikse, do të paguhen sipas performancës

Duke ndjekur punimet për ndërtimin e Spitalit të ri Rajonal të Fierit, Kryeministri Edi Rama ka thënë se sistemi shëndetësor në Shqipëri do të transformohet tërësisht.

Dhe për këtë do të shërbejë metodologjia e punës që do të aplikohet në këtë spital.

Kështu, Kryeministri Edi Rama është shprehur se rrogat e mjekëve dhe infermierëve nuk do të jenë fikse, por pagat e tyre do të bëhen në bazë të performancës.

“Ky do të jetë Spitali Rajonal i Fierit, do të jetë pjesë e sistemit të shërimit tonë shëndetësor publik. Por do të administrohet krejt ndryshe. Do jetë qendër pilot e transferimit të dijes dhe vënies në funksion të autonomisë spitalore. Që do të thotë se buxheti do të menaxhohet nga spitali, rrogat nuk do të jenë fikse, por mjekët dhe infermierët do të paguhen sipas performancës. Lajmi i mirë për mua është ky spital platforma për të filluar pastrimin e tyre. Sepse mënyra si funksionon sistemi bën që të garantohet transparencë. I gjithë sistemi do të transformohet në këtë sens”, tha ndër të tjera Kryeministri Edi Rama.

Të Fundit