Sindikata e infermierëve në Kosovë: Fyese shtesa prej 60 euro për personelin shëndetësor

Sindikata e infermierëve në Kosovë e konsideron “fyese” shumën 60 euro që qeveria ka vendosur t’i japë shtesë personelit shëndetësor.

“Qeveria Kurti ka vendosur 60 euro si ‘lëmoshë’ për punën që po bëjmë”, tha në një lidhje të drejtpërdrejtë për Euronews Albania Mentor Sejdiu, përfaqësues i sindikatës së infermierëve të Kosovës.

Kjo shifër është shumë tendencioze për angazhimin e infermierëve, sipas Mentor Sejdiut.

Ai tha se shumë prej infermierëve kanë anuluar edhe pushimet e verës për të përballuar situatën që është krijuar në spitale për shkak të COVID-19.

Sindikata e infermierëve i është drejtuar me peticion qeverisë Kurti, në mënyrë që institucionet përkatëse të dalin në një përfundim se si mund do të veprohet në të ardhmen në lidhje me personelin shëndetësor.

Shumë infermierë dhe mjekë kanë humbur jetën për shkak të COVID-19 në shumë vende të botës, si edhe në Kosovë.

Të Fundit