Shuhen të gjitha vatrat e zjarrit, Peleshi falenderon BE,Holandën e Çekinë

Ka përfunduar operacioni për shuarjen e zjarreve në Shqipëri.

Në kuadër të kësaj ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka falenderuar Holandën dhe Republikën Çeke për ndihmën e dhënë në këtë situatë.

Ndër të tjera Peleshi falenderoi Ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca, si dhe të gjithë ekipin holandez për ndihëm e dhënë.

“Është momenti për të falenderuar së pari delegacionin Evropian, Ambasadorin personalisht, sepse përmes organizmave të BE kemi bërë të mundur që në një kohë shumë të shpejt të sigurojmë një mbështetje solidare nga dy shtete antare të BE, shtete mike si Holanda dhe Çekia, ndaj unë dua ta falenderoj edhe ambasadorin e Holandës dhe përfaqësuesit e ambasadës së Çekisë. Jemi thellësisht të prekur për solidaritetin e treguar në momentin kritik të kësaj stine shume të nxehtë e të jashtëzakonshme. U bëmë të gjithë bashkë institucionet në nivel vendor dhe qëndror, por edhe vendet partnere mike për ta përballuar me sukses.”, tha Pelshi.

Nga ana tjetër i pranishëm në këtë aktivitet ka qenë dhe Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca. Ai falenderoi ekipet holandeze dhe çeke për ndihmën, për kontributin mjaft pozitiv që kanë dhënë për të mbrojtur mjedisin e shpëtuar jetë. Po ashtu ai falenderoi shtetin shqiptar për solidaritetin që tregoi me pritjen e 120 trupave të parë afganë që mbërriten në Shqipëri.

“Kjo është ajo që ne quajmë skuadra e Evropës dhe është ajo që bën të gjitha përpjekjet për të ndihmuar të gjithë partnerët e ngushtë. Me sa kuptuam edhe nga ministri i Mbrojtjes ndihma e dhënë nga këto ekipe ka qenë thelbësore, në këtë verë të vështirë me zjarre në pyje. BE dhe shtetet evropiane edhe njëherë kanë dëshmuar solidaritetin e tyre me Shqipërinë. Tani jemi në Aeroportin e Rinasit, ku pak orë më parë kanë zbritur 120 refugjatët e parë afganë, do të doja gjithashtu të përshëndesja Shqipërinë për solidaritetin e treguar.”, tha Soreca

Gjithashtu i pranishëm në këtë aktivitet Ambasadori holandez në Shqipëri, Reinout Vos, falenderoi Bashkimin Evropian për vendimin e shpejtë që mori për të ndërhyrë si dhe trupat shqiptare për punën e tyre në luftën me zjarret dhe bashkëpunimin shumë të mirë.

Të Fundit