Si u paguan burrat dhe gratë në 2021, vetëm drejtueset femra fitojnë më shumë se meshkujt

Paga mesatare mujore bruto e femrave në vitin 2021 ishte 55,760 lekë, sipas të dhënave të INSTAT. Në krahasim me një vit më parë, pagat e grave janë 7.9% më të larta.

Në përgjithësi gratë në vend paguhen më pak se burrat. Në vitin 2021, hendeku ishte 4.5%, d.m.th. që paga mesatare e grave në vend është 4.5% më e ulët sesa ajo e burrave (kjo e fundit në 2021 ishte mesatarisht 58.4 mijë lekë).

Në krahasim me një vit më parë, kur ishte 6.5%, hendeku është ngushtuar, teksa pagat e meshkujve u rritën me ritme më të ulëta se ato të femrave (3.4%, kundrejt gati 8%).

Ka vetëm një profesion ku femrat ia kalojnë meshkujve. Nëse je “Drejtuese administrative dhe komerciale” paguhesh mesatarisht 172 mijë lekë në muaj, ose gati 12% më shumë se i njëjti pozicion për meshkujt (këta të fundit marrin mesatarisht 154 mijë lekë në muaj).

Drejtues administrativë dhe komercialë është dhe grup profesioni më i paguar në vend, për të dyja gjinitë. Në krahasim me një vit më parë, për këtë grup profesion pagat e drejtuesve meshkujt u rritë me ritme më të larta sesa të femrave, duke e ngushtuar hendekun, në krahasim me 17% që ishte në 2020-n.

Profesioni i dytë më i paguar si për meshkujt dhe për femrat është “Drejtues prodhimi dhe shërbimesh të specializuara”, por më të paguar janë burrat, që marrin mesatarisht 130 mijë lekë në muaj, ose gati 14% më shumë sesa gjinia tjetër.

Nga 37 grup profesione, për të cilat INSTAT raporton të dhënat, vetëm për tre prej tyre (Punonjës në profesionet e elektro-teknologjisë; Drejtues administrativë dhe komercialë; Punëtor të punimit të metaleve dhe montimit të makinerive). Për dy të tjera pagat janë pothuajse njësoj ( Ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë; Punëtorë shërbimi dhe ndihmës).

Ndërsa për 32 grup profesione të tjera, ose 87% të totalit, janë burrat ata që paguhen më shumë. Grup-profesioni ku diferenca është më e madhe është në industri, me burrat që paguhen 26% më shumë sesa gratë. Edhe për specialistët e shëndetësisë janë meshkujt ata që paguhen 15% më shumë. Për profesionin e Specialistë të shkencave të fizikës, matematikës dhe inxhinierisë, diferenca është 21.2%.

Për gratë, profesioni që shënoi rritjen më të lartë ishte i specialistëve të shëndetësisë, për shkak të shtesave të pagës që u bënë gjatë periudhës së pandemisë. Pagat për specialistet femra të mjekësisë u rritën me 23%, ndërsa për meshkujt me vetëm 3.6%.

Rritja ishte e lartë dhe për specialistë të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, për të dyja gjinitë, me përkatësisht 9% për meshkujt dhe 11% për femrat. Ky profesion po bëhet i kërkuar jo vetëm për shkak të rendjes së bizneseve drejt zhvillimeve teknologjike, por edhe nga emigracioni i lartë i këtyre profesionistëve, duke krijuar mungesa në tregun e punës.

Një tjetër grup profesion që shënoi rritje të lartë të pagave ishte ai i “Punonjës të shërbimeve personale dhe të mbrojtjes”, me përkatësisht 43.5% (meshkujt) dhe 40.2% (femrat).

Të gjitha grup profesionet kishin të ardhura më të larta nga pagat në 2021 (pa efektin e inflacionit), me përjashtim të “Prodhues të produkteve bujqësore, blegtorale, të peshkimit për nevoja familjare”, që shënuan rënie të lehtë.

Paga mesatare mujore bruto në ekonomi për të dyja gjinitë në vitin 2021 arriti në 57,191 lekë, me rritje 6.5% në krahasim me vitin e kaluar, ose 4.5% duke e indeksuar me inflacionin.

Paga mesatare mujore bruto sipas grup profesioneve dhe gjinisë, 2021 (lekë) ]

Drejtues administrativë dhe komercialë 171,822

Drejtues prodhimi dhe shërbimesh të specializuara 112,023

Specialistë të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit  106,737

Ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë 88,817

Specialistë të administrimit dhe biznesit 81,106

Oficerë të forcave të armatosura 74,851

Specialistë në fushën ligjore, shoqërore dhe kulturore 73,437

Specialistë të shëndetësisë 72,339

Specialistë të mësimdhënies 68,311

Asistentë në administrim dhe biznes 64,965

Specialistë të shkencave të fizikës, matematikës dhe inxhinierisë 64,825

Punonjës në profesionet e elektro-teknologjisë 62,443

Bashkëpunëtorë profesionistë në inxhinieri dhe shkencë 61,968

Asistentë të specializuar të shëndetësisë 60,538

Teknikë të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK) 59,884

Nënoficerë dhe të tjerë në forcat e armatosura 59,758

Gjithsej 55,760

Specialistë ligjor, shoqëror, kulturor, të rendit dhe të tjera të ngjashme 54,615

Nëpunës të shërbimit të klientëve 53,448

Punëtor të punimit të metaleve dhe montimit të makinerive 51,304

Nëpunës zyrash 51,289

Punonjës të shërbimeve personale dhe të mbrojtjes 43,796

Drejtues automjeti dhe punëtorë të makinave industriale 39,502

Montues 38,395

Punëtorë të bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit 35,803

Punonjës të ndërtimit 35,782

Punonjës në industri 35,412

Punonjës shitje 35,394

Punëtorë shërbimi dhe ndihmës 35,050

Punonjës të prodhimit të sendeve të imta punëve me dorë (artizanët) të shtypshkrimit dhe të tjera të ngjashme 34,366

Mbledhës plehrash dhe punëtorë të shërbimeve të tjera elementare 33,862

Punonjës të përpunimit të ushqimit, drurit, tekstileve dhe tjera të ngjashme 33,674

Punëtorë në miniera, ndërtim, industri e transport 33,571

Punonjës të kualifikuar të bujqësisë për treg 33,514

Ndihmës në përgatitjen e ushqimit 33,030

Punëtorë për shitje dhe shërbime të ndryshme në rrugë 30,920

Prodhues të produkteve bujqësore, blegtorale, të peshkimit për nevoja familjare 30,000

Hendeku gjinor, sipas gjinisë dhe grup profesioneve, viti 2021 (%)]

Punonjës në profesionet e elektro-teknologjisë 12.2

Drejtues administrativë dhe komercialë 11.9

Punëtor të punimit të metaleve dhe montimit të makinerive 9.8

Ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë 0.3

Punëtorë shërbimi dhe ndihmës 0.2

Prodhues të produkteve bujqësore, blegtorale, të peshkimit për nevoja familjare −0.6

Punonjës të ndërtimit −0.8

Punëtorë të bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit −1.3

Punëtorë për shitje dhe shërbime të ndryshme në rrugë −2

Ndihmës në përgatitjen e ushqimit −2.2

Specialistë ligjor, shoqëror, kulturor, të rendit dhe të tjera të ngjashme −2.7

Asistentë në administrim dhe biznes −2.9

Punonjës të shërbimeve personale dhe të mbrojtjes −3.2

Mbledhës plehrash dhe punëtorë të shërbimeve të tjera elementare −3.8

Gjithsej −4.5

Specialistë të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit −4.6

Teknikë të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK) −4.9

Drejtues automjeti dhe punëtorë të makinave industriale −6.5

Specialistë të administrimit dhe biznesit −6.8

Nëpunës zyrash −7.8

Punëtorë në miniera, ndërtim, industri e transport −7.9

Montues -8.1

Punonjës shitje −8.5

Nëpunës të shërbimit të klientëve −8.6

Punonjës të përpunimit të ushqimit, drurit, tekstileve dhe tjera të ngjashme −9.2

Asistentë të specializuar të shëndetësisë −9.4

Punonjës të kualifikuar të bujqësisë për treg −9.8

Specialistë të mësimdhënies −11.1

Nënoficerë dhe të tjerë në forcat e armatosura −11.2

Punonjës të prodhimit të sendeve të imta punëve me dorë (artizanët) të shtypshkrimit dhe të tjera të ngjashme −12.5

Oficerë të forcave të armatosura −13.4

Drejtues prodhimi dhe shërbimesh të specializuara −13.9

Bashkëpunëtorë profesionistë në inxhinieri dhe shkencë −14.2

Specialistë në fushën ligjore, shoqërore dhe kulturore −14.9

Specialistë të shëndetësisë −15.3

Specialistë të shkencave të fizikës, matematikës dhe inxhinierisë −21.2

Punonjës në industri −25.9

/Monitor

Të Fundit