Shumë kopshte pa liçencë, çfarë ndodhi në Tiranë dhe rrethe pas denoncimit në “Stop”?

.Video skandali i transmetuar në “Stop”, ku një 3 vjecareje iu thye këmba nga edukatorja në kopshtin privat të palicensuar “Stinët”, ka shkaktuar një tërmet të vërtetë në vend.Para dy ditësh Ministria e Arsimit njoftoi, se kanë rezultuar 8 subjekte pa licensë.Por në fakt, shifra është të paktën 10 herë më e lartë.Policia e shtetit ka ushtruar kontrolle në 201 subjekte, në të gjithë vendin, dhe në 81 të tilla, aktiviteti kryhej në kundërshtim me ligjin. Në njoftimin zyrtar thuhet, se janë evidentuar 63 çerdhe dhe kopshte pa licencë, ose me dokumentacion të parregullt. 40 prej tyre janë vetëm në Tiranë.Specialistët e Krimit Ekonomik kanë referuar materialet nëpër prokurori, për plot 7 vepra penale.

Të Fundit