Shqipëria përfaqësohet nga 9 sportistë në lojërat olimpike

Pas dy ditësh do të nisin dhe Lojërat Olimpike Tokio 2020. Shqipëria do të përfaqësohet nga 9 sportistë, në disa disiplina të ndryshme.

Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj në atletikë, Briken Calja dhe Erkand Qerimaj në peshëngritje, Matvei Petrov në gjimnastikë, Manuela Delilaj në qitje, Indrit Cullhaj në xhudo, si dhe Nikol Merizaj e Kledi Kadiu në not.

Të gjithë do të përpiqen për një paraqitje sa më dinjitoze në Japoni, e pse jo të provojnë për të marrë medalje olimpike.

Lojërat Olimpike do të zhvillohen një vit me vonesë për shkak të pandemisë COVID-19 nën masa të rrepta sigurie.

Ndërkohë, autoritetet japoneze kanë raportuar për 3 atletë të infektuar me COVID-19.

Të Fundit