Erdogan quan armik të turqve kryeministrin grek

Presidenti Rexhep Taip Erdogann e quan armik të turqve kryeministrin grek Kirjakos Mitskotakis. Nga Qipro Veriore ai dha një mesazh për ndërkombëtarët, nuk do të ketë hapa pas në çështjen e ndarjes së ishullit.

Të gjithë ata që janë armiq të turqve përfshirë këtu edhe Mitsotakisin. Edhe ata që flasin nga Amerika me videokonferencë. Le të mblidhen dhe do të flasin kundër nesh. Le të flasin. Ne po e japim mesazhin tonë. Ne kemi të drejtë. Prandaj do ta mbrojmë deri në fund të drejtën tonë. Këta flasin për të drejtat vetëm kur u intereson. Përdorin si vegël edhe Bashkimin Europian që e pranoi në union pjesën jugore. Duan që ne të heqim dorë nga shteti që qipriotët turq e krijuan me jetë, gjakë dhe dëshmorë. Askush mos të presë nga ne që të bëjmë hapa pas. Ne nuk kemi më kohë për të humbur”.

Pati një thirrje edhe për Bashkimin Europian.

“Çfarë ndodhi? E kanë mbajtur fjalën ju? Cfarë keni bërë si ju BE? Asnjëherë nuk e keni trajtuar problemin me drejtësi. Vetëm gënjeshtra, gënjeshtra, gënjeshtra. Kjo nuk është demokraci. BE do të ndihmonte veriun e ishullit. E bëri? Jo. Sepse këta e ndërtojnë jetën bazuar në gënjeshtra”.

Zbuloi edhe komunikimin me një nga zyrtarët e BE para nisjes për në Qipro.

“Nuk duam që të mbash një fjalim që do të shkakojë probleme. U thashë që nuk marr leje nga ju”.

Këto deklarata kreu i shtetit turk i bëri në festën e Lirisë dhe Paqes në Qipro që përkoi edhe me festën e Kurban Bajramit./ Klan News

Të Fundit