“Shqipëria mikpriti mbi 2 milionë vizitorë të huaj në Gusht”, Rama: Rezultate spektakolare në turizëm

Shifrat zyrtare tregojnë se Shqipëria gjatë muajit Gusht ka mikpritur 2 milionë vizitorë të huaj.

Lajmin e ka bërë të ditur Kryeministri i vendit Edi Rama përmes një postimi në Facebook, ku shton se sezoni veror po vijon me flukse të larta dhe në muajin Shtator, duke premtuar për një vit me rezultate spektakolare në turizëm.

“Mirëmëngjes dhe me shifrat zyrtare që tregojnë se Shqipëria mikpriti mbi 2 milionë vizitorë të huaj vetëm gjatë muajit gusht, teksa sezoni veror po vazhdon me flukse të larta edhe në shtator duke premtuar për një vit me rezultate spektakolare në turizëm, ju uroj një të dielë të qetë”, shkruan kryeministri Rama në Facebook.

Të Fundit