E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Aktualitet

Shqipëria “jeton për t’u ushqyer”, shpenzimet për ushqime sa 20.4% e ekonomisë, rekord në Europë

Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madhe e burimeve financiare përdoret ende për sigurimin e ushqimit.

Sipas të dhënave të Eurostat, të përpunuara nga Monitor, Shqipëria vijon të ketë peshën më të lartë të shpenzimeve për ushqime në raport me madhësinë e ekonomisë, duke lënë pas jo vetëm vendet e Bashkimit Europian, por edhe të gjitha ekonomitë e tjera të rajonit.

Statistikat tregojnë se shpenzimet nominale për ushqime në Shqipëri arritën në vitin 2025 në 20.4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), nga 20.5% një vit më parë. Kjo do të thotë se një vlerë e barabartë me rreth një të pestën e gjithë prodhimit vjetor të ekonomisë shqiptare përdoret për blerjen e ushqimeve.

Pesha e lartë e ushqimeve tregon se familjet shqiptare vazhdojnë të përdorin një pjesë të madhe të të ardhurave për nevojat bazë. Në ekonomitë me të ardhura më të larta, ushqimet zënë një pjesë shumë më të vogël të shpenzimeve, pasi familjeve u mbeten më shumë para për strehim, transport, arsim, shëndetësi, kulturë dhe argëtim.

Çfarë mat treguesi

Të dhënat janë pjesë e bazës së Eurostat për barazinë e fuqisë blerëse, nivelet e çmimeve dhe shpenzimet sipas kategorive të konsumit

Treguesi i përdorur në këtë rast është “shpenzimi nominal si përqindje e PBB-së” dhe mat vlerën totale të shpenzimeve për ushqime në një vend, në raport me madhësinë e ekonomisë së tij.

Shqipëria mbi të gjithë rajonin

Shqipëria renditej e para në rajon në vitin 2025, me shpenzimet për ushqime sa 20.4% e PBB-së.

Shumë pranë saj ishte Mali i Zi, ku ushqimet përfaqësonin 19.9% të PBB-së, nga 19.3% në vitin 2024. Në Bosnjë dhe Hercegovinë, pesha u rrit lehtë nga 19% në 19.1%.

Në Maqedoninë e Veriut, shpenzimet për ushqime zinin 17.9% të PBB-së në vitin 2025, me rënie nga 18.2% një vit më parë.

Mesatarja e vendeve kandidate dhe potencialisht kandidate, pa përfshirë Turqinë dhe Kosovën, ishte 15.9% e PBB-së, rreth 4.5 pikë përqindjeje më e ulët se në Shqipëri.

Serbia kishte një nivel dukshëm më të ulët se pjesa tjetër e Ballkanit Perëndimor. Shpenzimet për ushqime përbënin 12.8% të PBB-së në vitin 2025, nga 12.7% në vitin 2024.

Për Kosovën, tabela e publikuar nuk përmban të dhëna të veçuara.

Europa shpenzon shumë më pak për ushqime

Diferenca me Bashkimin Europian është edhe më e madhe. Në 27 vendet e BE-së, shpenzimet për ushqime përfaqësonin mesatarisht 6.2% të PBB-së në vitin 2025.

Në Shqipëri, pesha prej 20.4% ishte mbi tri herë më e lartë se mesatarja europiane. Diferenca arrinte në 14.2 pikë përqindjeje.

Edhe krahasuar me vendet më të varfra të BE-së, Shqipëria kishte një peshë shumë më të lartë. Në Rumani, ushqimet zinin 12.9% të PBB-së, në Bullgari 11%, ndërsa në Greqi 11.2%.

Në Kroaci, pesha ishte 10.2%, në Portugali 11.4%, ndërsa në Poloni 9%.

Në Itali, shpenzimet për ushqime përfaqësonin 7.9% të PBB-së, ndërsa në Spanjë 6.6%.

Në vendet me të ardhura më të larta, pesha e ushqimeve në ekonomi ishte shumë më e ulët.

Në Gjermani, shpenzimet për ushqime përbënin 5% të PBB-së, në Francë 5.8%, në Austri 4.6% dhe në Zvicër 4%. Në Danimarkë dhe Holandë, raporti ishte vetëm 4.4%, ndërsa në Norvegji 3.3%. Nivelet më të ulëta u regjistruan në Luksemburg, me 2.8% të PBB-së, dhe në Irlandë, me vetëm 2.1%.

mimet e ushqimeve janë më të shtrenjta se mesatarja e BE-së, sipas fuqisë blerëse

Një nga faktorët që rrit buxhetin e familjeve për ushqime janë çmimet e shtrenjta të tyre, në raport me të ardhurat. Të dhënat e tjera të Eurostat, bënë të ditur se në 2025-n, çmimet e ushqimeve për herë të parë u bënë rreth 3% më të shtrenjta se mesatarja e Bashkimit Europian. Çmimet janë rritur me shpejtësi, nga 85% e mesatares së BE-së që ishin në 2022-n, në 99.6% në 2024-n, për të kaluar në 102.9% në 2025-n.

E thënë më thjesht, një shportë ushqimesh që mesatarisht kushton 100 euro në Bashkimin Europian, në Shqipëri kushton rreth 103 euro, e matur sipas fuqisë blerëse, ndërkohë që të ardhurat për frymë të shqiptarëve janë më pak se gjysma e mesatares europiane (48%, sipas konsumit individual për frymë).

Shqipëria është dhe më e shtrenjta në rajon. Serbia renditet e dyta me një indeks prej 96.6, megjithëse edhe atje çmimet janë rritur gradualisht nga 91.5 në vitin 2022. Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina kanë nivel pothuajse të njëjtë çmimesh, përkatësisht 84.6, ndërsa Maqedonia e Veriut mbetet vendi më i lirë në rajon me 74.3% të mesatares së BE-së. Të dhënat për Kosovën mungojnë./Monitor

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑