E Diel, 22 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Aktualitet

Shqipëria e para në Europë, rritet me 116% numri i pasagjerëve në aeroport në krahasim me 2019-ën

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka ndarë sërish të dhënat e Aviacionit Civil të Europës për rritjen e numrit të pasagjerëve përgjatë muajit korrik, ku Shqipëria renditet e para.

“Përsëri në krye edhe në muajin korrik për rritjen e numrit të pasagjerëve të aviacionit civil në Europë. Shqiponja po fluturon lart”, shkruan Rama në Facebook.

Në krahasim me vitin 2019, në tabelën e të dhënave, tregohet se Shqipëria ka një rritje me 116%. Shefi i qeverisë thotë se është koha, që Shqipëria të ngjitet edhe më lart.

“Lajm fantastik! Tabela e Korrikut të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve tregon se kur bëhet fjalë për performancën e vendit në trafikun e pasagjerëve kundrejt vitit 2019, Shqipëria qëndron sërish në vendin e parë me një rritje të pabesueshme 116%!  Faleminderit të gjithëve që e kanë bërë të mundur këtë Le të vazhdojmë të ngjitemi në lartësi të reja!”, shkruan Rama.

Gjatë këtij sezoni turistik, referuar statistikave zyrtare, Shqipëria në gjashtë mujorin e parë të vitit përjetoi një bum turistësh dhe vizitorësh, të cilët shijuan malin, detin dhe çdo bukuri tjetër të vendit, nga veriu në jug.

 

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑