Shpëtim Idrizi: “Rama kërkon të heqë Çamërinë edhe nga librat e historisë”

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, gjatë një takimi të zhvilluar këtë të dielë me anëtarët e Shoqatës Patriotike “Çamëria” dhe PDIU-së në Fier, akuzoi kryeministrin Rama se ka ndjekur një politikë anti-shqiptare në raport me Greqinë.

Idrizi tha se “Rama kërkon ta heqë Çamërinë edhe nga librat e historisë sepse kështu ia kërkon pala greke”.

Më tej ai shtoi se kryeministri “kërkon që ta barazojë Çamërinë me termin Vorio-Epir” gjë që sipas tij synon “të këpusë njërin krah të identitetit kombëtar shqiptar”.

Si është e mundur që Greqia zgjeron ujërat e saj territoriale pas 87 vjetësh, ndërsa kryeministri jo vetëm nuk e kundërshton, por bën avokatinë e Greqisë. Pse qeveria shqiptare hesht para Çështjes Çame, që është detyrim kombëtar? Ne jemi këtu për të mbrojtur Çamërinë, por edhe Shqipërinë nga një strategji e përkrahur nga idiotët e dobishëm të Athinës në Tiranë”.tha ndër të tjera Idrizi.

Kujtojmë se PDIU, do të kandidojë në një listë të përbashkët me Partinë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit.

Të Fundit