Shpallet vendi më i lumtur në botë! Ja ku renditet Shqipëria

Finlanda kryeson listën e vendeve më të lumtura në botë për të tetin vit radhazi.

Sipas Raportit Botëror të Lumturisë 2025, vendet e tjera nordike, si Danimarka, Islanda dhe Suedia, zunë gjithashtu vendet e para. Renditja u bazua në shkallën e kënaqësisë së ndjerë nga qytetarët e vendeve të ndryshme.

Vendet më të lumtura janë :

1.Finlanda

2.Danimarka

3.Islanda

4.Suedia

5.Holanda

6.Kosta Rika

7.Norvegjia

8.Izraeli

9.Luksemburgu

10.Meksika

Afganistani (numri 147) është sërish i fundit në listë. Pas tyre vijnë: Sierra Leone (numri 146), Libani (numri 145), Malavi (numri 144) dhe Zimbabve (numri 143). Shqipëria renditet në vendin e 89.

Raporti shqyrton parametra të tillë si PBB për frymë, mbështetja sociale, jetëgjatësia e shëndetshme, liria, bujaria dhe perceptimet e korrupsionit.

Shtetet e Bashkuara ranë në vendin e 24-të, më i ulëti ndonjëherë, ndërsa Mbretëria e Bashkuar është në vendin e 23-të, me vlerësimin mesatar më të ulët që nga viti 2017.

Listën e plotë e gjeni KËTU

Të Fundit