Pas denoncimit të familjarëve për zhdukjen, 58-vjeçari gjendet i pajetë brenda një guve

Një 58-vjeçar është gjetur i vdekur ditën e sotme brenda një guve. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Drizë në qytetin e Kuçovës. Familjarët e tij kishin denocuar në polici se ai ishte larguar dy ditë më parë dhe që prej asaj dite nuk ishte kthyer më në banesë.

Familjarët kanë kërkuar ndihmën e policisë për gjetjen e tij, pasi prej disa muajsh ai kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor.

Kërkimet e policisë u përqëndruan në zonën rreth Guvës në fshatin Drizë,ku edhe oshte parë të hynte nga disa banorë. Pas shumë kërkimeve, 58-vjeçari Gramoz Grymshi u gjet i vdekur në brendësi të Guvës. Policia konfirmon se ne trupin e viktimës nuk la pasur shenja dhune dhe dyshohet se ai ka vdekur për shkak të mungesës së ajrit në brendësi të Guvës.

Trupi i Grymshit, banues në fshatin Drizë në qytetin e Kuçovës, është përcjellë për në Morgun e Spitalit Rajonal Berat, ku do t’i nështrohet autpsisë mjeko-ligjore.

Të Fundit