E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Aktualitet

Rama: Dyfishohet mbështetja ekonomike për fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara

Kryeministri Edi Rama këtë të hënë po zhvillon një takim në Qendrën Sociale “Jonathan” ku në fokus është mbështetja ekonomike e fëmijëve dhe të rinjve me aftësi të kufizuar. Rama gjatë fjalës së tij u shpreh se plani Kombëtar i Veprimit për Personat me Aftësi Ndryshe 2026-2030 parashikon dyfishimit e mbështetjes ekonomike, më shumë shërbime në komunitet, akses më të lehtë në arsim, punësim dhe rehabilitim, si dhe mbështetje më të madhe për jetesë të pavarur.

Ai theksoi se 11.000 fëmijë dhe të rinj që do të përfitojnë nga kjo masë. Ndër të tjera, Rama theksoi se buxheti i shtetit do të paguajë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore për të gjitha nënat të cilët kanë fëmijë me aftësi të kufizuar.

“Ishte bërë një kohë e gjatë që mbështetja për këta fëmijë ishte bërë e pamjaftueshme. Jo se ishte dhe jo se është e mjaftueshme, se s’është asnjëherë mjaft, por ishte bërë realisht e pamjaftueshme, duke pasur parasysh edhe kostot e jetesës, edhe vështirësitë e tjera. Dhe e premtuam dyfishimin e mbështetjes për ta dhe jam shumë i lumtur që sot mbështetja për ta është dyfishuar.

Nuk janë pak, janë 11.000 fëmijë dhe të rinj që do të përfitojnë nga kjo masë. Por përtej kësaj kemi marrë dhe një masë tjetër të rëndësishme, që ishte një kërkesë e vazhdueshme dhe nga ju për kujdestarët.

Sepse një nënë që i përkushtohet një fëmije me aftësi të veçanta, e ka të pamundur të shkojë rregullisht në punë siç shkojnë nënat e tjera. Dhe duke qenë se nuk shkon në punë, përballet me problemin e mungesës së sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, gjë që e cenojnë pastaj padrejtësisht edhe mundësinë për të marrë një pension të merituar nesër apo për të pasur akses në sistemin shëndetësor ashtu si duhet. Kështu që ne vendosëm po ashtu që shteti, buxheti i shtetit t’i paguajë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore për të gjitha nënat”, tha ai ndër të tjera.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑