Shoferi i dehur tenton të korruptojë efektivët me 4 mijë lekë

Një shofer është kapur në gjendje të dehur mbrëmjen e djeshme te Bulevardi “Gjergj Fishta” në Tiranë.

Sipas njoftimit të Policisë Rrugore, ai tentoi që të korruptojë me para efektivët.

“Respektimi i ligjit dhe integriteti, janë elemente thelbësore për një shoqëri! Së fundmi, në Bulevardin “Gjergj Fishta”, në Tiranë, efektivët e Policisë Rrugore kanë ndaluar një shtetas që drejtonte automjetin në gjendje të dehur, i cili me qëllim shmangien e ndëshkimit ligjor, ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, duke i ofruar një shumë parash. Ky veprim jo vetëm që shkel ligjin, por minon edhe besimin në institucionet tona. Jemi të ndërgjegjshëm dhe zgjedhim rrugën e drejtësisë dhe integritetit”, njofton policia.

Të Fundit