“Shmangie e gjobave” 10 tentativa për të korruptuar policët rrugorë në Tiranë (VIDEO)

Policia Rrugore ka vijuar kontrollet në të gjitha akset rrugore në Tiranë, për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtueve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit dhe që behen rrezik potencial për përfshirje në aksidente.

Si rrjedhojë e kontrolleve gjatë javës që lamë pas, Policia Rrugore e Tiranës goditi 13 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e gjobave për shkeljet e kryera.

Sakq, 33 shtetas janë arrestuar dhe proceduar për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, ndërsa 250 leje drejtimi janë pezulluar, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Të Fundit