Akuzat e Berishës për Portin e Durrësit, Basha: Non grata hap thesin e mashtrimeve

Ish-kreu i PD, Lulzim Basha, ka reaguar pas deklaratave të kreut të PD, Sali Berisha lidhur me portin e Durrësit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha mohon akuzat e Berishës se është i përfshirë në aferën e Portit të Durrësit ndërsa thotë se janë mashtrime dhe shpifje.

“Sa herë do të fshehë diçka, non grata hap thesin e mashtrimeve dhe shpifjeve. Trekëndëshi i Bermudës është i pandarë në korrupsion, lidhje me krimin dhe minim të demokracisë. E vërteta është e thjeshtë: Bashkë i kanë oligarkët dhe mediat, lejet, kullat, koncesionet e tenderat, bandat dhe policët e gjyqtarët e korruptuar”-shkruan Basha.

Në deklaratën për mediat ditën e sotme kryetari i PD, Sali Berisha tha: “Ky monizëm nuk ka të ndalur, aferat e tmerrshme të Edi Ramës janë unike në botë. Pasi ka vjedhur 420 milionë euro me firmën e tij për ndërmarrjen e tij të djegësve, vërsulet i tërbuar për të vjedhur 1 milion metër katror tokë në një sipërmarrje, shumë shpejt do e njihni, me dokumente false. 60 për qind të aksionerëve janë Edi Rama dhe Lulzim Brava dhe mafiozët e tyre. Po organizojnë në Durrësin e Shqipërisë vjedhjen më të tmerrshme në histori”.

Të Fundit