Shkrumbohet nga flakët banesa në Burrel, digjen pjesërisht edhe 4 shtëpi të tjera

Mbrëmjen e djeshme një banesë në Burrel është përfshirë nga flakët, ndërsa si pasojë e përhapjes së zjarrit janë djegur pjesërisht dhe 4 banesa të tjera që janë ngjitur me të.

Si pasojë e përhapjes së flakëve të zjarrit  janë përfshirë nga zjarri dhe janë djegur pjesërisht dhe 4 banesa të tjera që janë ngjitur me banesën e shtetasit S.S., banesa private me çati të përbashkët.

Në një njoftim nga  Policia e Shtetit ,mësohet se shërbimet e Policisë kanë evakuuar banorët nga banesat që u përfshinë nga zjarri dhe nuk ka asnjë banor të lënduar.

Ndërkohë, zjarrfikësit kanë bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e plotë të zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes

 

Të Fundit