E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Aktualitet

Shkrirja e IMT Himarë, Tavo: Kam kërkuar një hetim nga Prokuroria për personat përgjegjës

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo ka reaguar pas shkrirjes së IMT-së së Himarës. Tavo e ka cilësuar këtë vendim si të domosdoshëm, ndërsa ka bërë të ditur se do t’i kërkojë IKMT-së që të marrë në juridiksionin e saj edhe IMT-në e Himarës.

Sipas Tavos, ky qëndrim lidhet edhe me mungesën e burimeve njerëzore, pasi në strukturën e IMT-së ishin të punësuar edhe persona nga zona të tjera.

Kryebashkiaku ka theksuar se punonjësit e institucionit nuk duhet të abuzojnë me detyrën, duke dëmtuar qytetarët që respektojnë ligjin dhe duke lejuar ndërtime pa leje.

Tavo ka bërë të ditur se të gjithë punonjësit janë shkarkuar dhe ka kërkuar nisjen e një hetimi nga Prokuroria për të gjithë personat përgjegjës.

Kjo është hera e dytë që shkrihet IMT-ja e Himarës, pas problematikave të konstatuara më herët. Tashmë, Bashkia e Himarës do t’i kërkojë IKMT-së që ta marrë IMT-në e Himarës në juridiksionin e saj.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑