Shkrime motivues mbi letrat higjienike, japonezët “shpikin” metodën e parandalimit të vetëvrasjeve

Letër higjienike me mesazhe të printuara për të parandaluar vetëvrasjen.

Kjo është praktika që po praktikojnë universitetet në prefekturën Yamanashi të Japonisë (në perëndim të Tokios).

“I/e dashur, po ti që po kalon momente të vështira dhe po bën sikur çdo gjë shkon për së mbari” , është një nga mesazhet e printuara me shkronja blu në letrat higjienike.

“Mos na tregoni gjithçka, por pse jo disa prej gjërave që ju shqetësojnë?”

Siç raportojnë mediet ne Japoni, shkrimet në letrat higjienike janë shkruar një ekspert i shëndetit mendor. Në letër gjithashtu është shënuar numrat e linjës telefonike për vetëvrasje.

Te letrat higjienike janë ilustruar gjithashtu imazhe që sipas eksperteve qetësojnë psikologjinë e njerëzve, si për shembull një mace. Autoritetet në Yamanashi kanë shpërndarë 6,000 letra higjienike të tilla në 12 universitete në zonë muajin e kaluar.

“Ju jeni vetëm në tualete. Ne mendojmë se në momente si këto mund t’ju vijnë në mendje mendimet e trishtuara,” tha sot për AFP shefi i provincës Kenichi Miyazawa .

Japonia kanë parë një rritje të vetëvrasjeve me fillimin e pandemisë së Covid-19 pasi shumë njerëz u futën në karantinë.

Sipas ministrisë së shëndetësisë, në vitin 2020, gati 500 fëmijë dhe adoleshentë kryen vetëvrasje në Japoni, një numër rekord, dyfishi i shifrave në vitin 2016.

Të Fundit