E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Aktualitet

Shkencëtarët ngrenë alarmin: Njerëzit po hanë plastikë!

Ndotja nga plastika nuk ka kursyer as trupin e njeriut. 

Shkencëtarët e kanë konfirmuar këtë për të parën herë.

Pjesëza të vogla plastike janë gjetur te çdo pjesëmarrës, në një eksperiment që synonte të vlerësonte sesa plastikë hamë dhe pimë ne çdo ditë.

Deri më tani, pjesa më e madhe e studimeve ishin të fokusuara në natyrë, por studimi i ri tregon se edhe njerëzit po konsumojnë plastikë.

Sipas kërkuesve, plastika mund të përfundojë në trupin e njeriut përmes konsumimit të peshkut, apo pirjes së ujit nga shishet plastike.

Është bërë thuajse e pamundur t’i shpëtosh plastikës, por pasojat e saj në shëndetin e njeriut mbeten të panjohura.

Mikroplastika është gjetur në të gjitha format e jetës marine, në kripën e detit, në mjaltë, në sheqer, birrë, fertilizuesit organikë, në pluhurin e shtëpive tona, e madje edhe në ujin e çezmave, apo atë të ambalazhuar.

Është zbuluar se kimikatet e përdorura në prodhimet e plastikës prekin zhvillimin e organeve seksuale te kafshët dhe peshqit.

Druhet se plastika mund të mbajë edhe kimikate toksike, si për shembull metale helmuese, apo hormone që ndërhyjnë me zhvillimin normal seksual drejtpërdrejt në trupin tonë.

Për ekspertët, shkalla e krizës plastike tregon se është e pamundur që njerëzit të evitojnë ngrënien, pirjen apo edhe thithjen e plastikës përmes frymëmarrjes, dhe e gjithë kjo me shumë gjasa ka efekte të dëmshme, pavarësisht se shkencëtarët vazhdojnë të punojnë për të pasur një panoramë më të qartë.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑