E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit

Shkeljet në poliklinikën 8, shkarkohet drejtoresha Shtino dhe laborantja 27 qershor 2018

Prej dy ditësh emisioni “Stop” ka trajtuar problematikën dhe shkeljet në poliklinikën numër 8 nga ana e drejtoreshës “së përkohshme” Nevila Shtino. Menjëherë pas denoncimit të emisionit “Stop”, Ministria e Shëndetësisë ngriti një punë për të verifikuar këtë rast.

Pas inspektimit, MSH vendosi shkarkimin e drejtoreshës Shtino, e cila nuk plotësonte kriteret kryesore për të qenë në krye të një qendre shëndetësore, laboranten pa arsimin përkatës dhe mbylljen e kontratës së infermieres që mbahej në punë pas moshës së pensionit.

Çfarë transmetoi emisioni “Stop” për abuzimin e drejtoreshës Nevila Shtino në poliklinikën numër 8:

Kryeministri Edi Rama përsërit shpesh në dëgjesat publike se zgjidhja e çdo shqetësimi të qytetarëve është portali “Shqipëria që duam.al”. Por qytetarët nuk marrin as zgjidhje dhe as përgjigje. Kjo ndodhi edhe me rastin e ambulancës numër 8, drejtoresha e së cilës, Nevila Shtino, është emëruar pa asnjë kriter, pa eksperiencë pune dhe pa specializime. Ajo madje e ka kthyer edhe institucionin të tillë, duke rikthyer në punë një infermiere të dalë në pension, e duke mbajtur laborante pa arsim përkatës.

Por në portalin “Shqipëria që duam.al” thuhet se Nevila Shtino është emëruar si drejtoreshë e përkohshme në këtë qendër shëndetësore, ndërkohë që kanë kaluar 4 vjet në këtë post. Përsa i përket rikthimit në punë të infermieres së dalë në pension, Burbuqe Lazajt, u tha se i është shtyrë mosha e daljes në pension dhe se po zëvendëson një infermiere që është me raport mjekësor.

Ndërsa për laboranten Nexhmije Vellku thuhet se është diplomuar në Biokimi Klinike dhe ka mbaruar një specializim 5-vjeçar në Itali. Por kjo e fundit vulos përgjigjet e analizave, ndërkohë që këtë gjë duhet ta bëjë vetëm një mjek. Në vulën që shoqëronte analizat shkruhej Dr. Nexhmije Vellku, por pas denoncimit të qytetarëve në portalin “Shqipëria që duam.al” vula nuk u vendos më.

Pas denoncimit të emisionit “Stop” mbrëmjen e së hënës, Ministria e Shëndetësisë ngriti një grup pune dhe shkuan për të verifikuar situatën në Poliklinikën numër 8. Gjithashtu u transmetua një kamera e fshehtë në qendrën shëndetësore numër 8, ku shfaqet mungesa e mjekut pediatër ditën e dielë.

Infermierja – Po?

Qytetarja – Si je? Si kalove? A ka pediatër sot?

Infermierja – Po, ja doktoresha!

Qytetarja – Si kaloni doktoresha?

Doktoresha – Mirë. Si je ti?

Qytetarja – Mirë, kam një fëmijë 3-muajsh, por vetëm të vjella ka. Nuk ka as temperaturë, as heqje barku. Ta sjell një herë ta shohësh?

Doktoresha – Po e ke vizituar te mjeku pediatër tamam?

Qytetarja – Jo, unë them… ia kam lënë vapës.

Doktoresha – Sille një herë!

Qytetarja – Deri në çfarë ore do të jesh këtu?

Doktoresha – Deri në 1:30, pastaj vjen mjeku tjetër. Ka deri në 8 të darkës mjek. Mirë?

Qytetarja – Në rregull!

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑